Lajme
Shqiptari shpall kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Britani
Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në shumë shtete të botës, duke kandiduar për pozicione të ndryshme.
Së fundmi, Endri Llabuti ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale të Britanisë, si kandidat Conservative në Purley Oaks dhe Riddlesdown në zgjedhjet të Councilit, transmeton albinfo.ch.
Ai ka lindur në Shkodër dhe prej vitesh ka emigruar në Angli.
Vlen të theksohet se Endri jeton në Croydon që nga viti 2015, i apasionuar pas shërbimit ndaj komunitetit dhe mjedisit. Thuhet se ai ka dalë vullnetar në projektet lokale dhe ka mentoruar të diplomuarit nga prejardhje të pafavorizuara. Ai ka mbi 11 vjet përvojë pune në një nga kompanitë kryesore FinTech në botë në menaxhimin e biznesit në Evropën Qendrore dhe Lindore, Ballkanin dhe Turqinë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














