E-Diaspora
Shqiptari nga Kosova kërkon përkrahjen e mërgimtarëve në Zvicër në një sport unik
Ky është Sami Morina, i cili të dielën (11 qershor) do të garojë në sportin e “Ironman 70.3”.
E diela e 11 qershorit nuk do të jetë vetëm një ditë e madhe për adhuruesit e sportit, pasi luan Shqipëria dhe Kosova futboll, por edhe për një sportist të veçantë, i cili merret me një sport të veçantë.
Ky është Sami Morina, i cili të dielën (11 qershor) do të garojë në sportin e “Ironman 70.3”. Ky sport përbëhet nga tri disiplina, me një gjatësi prej 113 kilometrave, duke përfshirë, not, ngasje me biçikletë dhe vrapim.
Morina në një intervistë për albinfo.ch ka kërkuar përkrahjen e shqiptarëve në Rapeswill. “Kërkoj përkrahjen e mërgimtarëve shqiptarë që të mbështesin me praninë e tyre dhe të vijnë me flamuj e simbole kombëtare, edhe pse e përfaqësoj Zvicrën, sepse Kosova nuk është e pranuar në këtë sport dhe nuk është aktive”, ka thënë Morina për albinfo.ch.
Ai me këtë sport ka filluar të merret që shtatë vjet. “Që shtatë vjet kam filluar të merrem me këtë sport, kurse në klubin Triathon Baden, jam aktiv që katër vjet. Kam marrë pjesë në shumë gara vitin e kaluar e po ashtu në distancë olimpike në vitin 2015, distancë sprint 2014, distancë sprint më 2014, pastaj edhe në disa Gjysmëmaratona”, ka theksuar tutje garuesi nga Kosova.
Ai është ndër shqiptarët e rrallë që merret me këtë sport. “Për të marrë pjesë ne këtë garë në Rapeswill më janë dashur 6 muaj stërvitje të rregullta, derisa në 15 orë në javë, dhe nuk është e lehtë, pasi jam babai i dy fëmijëve, por kjo më bën krenar dhe më jep forcë që të jem ndër shqiptarët e parë në botë që merret me këtë sport”, ka përfunduar Sami Morina.
Sami Morina
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriSami Morina
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Turgi/Aarau
- Profesioni:sportist
- Kontakti https://www.facebook.com/TriathlonMorinaSami?fref=hovercard&hc_location=none
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












