E-Diaspora
Shqiptari fiton garën e demokratëve për Këshillin e Nju Jorkut
Mark Gjonaj ka shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë
Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka fituar një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet për një qark të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt me rreth 4 për qind vota më shumë.
Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, falënderoi mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13, njofton “Zëri i Amerikës”.
Ai mori 38.7 për qind të votave, kundrejt 34.4 për qind që mori rivalja Marjorie Velasquez. Kandidatët e tjerë nuk arritën të ngriheshin mbi kufirin 20 për qind, përcjell albinfo.ch.
Tashmë Gjonaj ka shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.
Sipas gazetës “Daily News” të Nju Jorkut, Gjonaj arriti të grumbullojë gjatë fushatës më shumë se 700 mijë dollarë, që shënon një rekord në garat për Këshillin Bashkiak që nga viti 1989. Ai është me origjinë nga Ulqini.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










