E-Diaspora
Shqiptari çon në vdekje dy fëmijët e vet: nuk e duronte ndarjen nga gruaja!
Një aksident me pasoja fatale për dy fëmijë që ka ndodhur në Dresden të Gjermanisë po rezulton të jetë bërë me qëllim. Për të qenë edhe më keq, autori i aksidentit – vrasje të dyfishtë, është babai i dy fëmijëve.
Bëhet fjalë për shqiptarin 46 vjeçar nga Kosova i cili duke mos dashur të pajtohet me ndarjen e gruas i kishte vozitur ata qëllimshëm drejt vdekjes, shkruan bild.de ndersa mediet tjera gjermane theksojnë se ai në këtë mënyrë donte të vriste edhe veten.
Ai e ka ngarë makinën e tij BMW me shpejtësi të madhe drejt dy drurëve me ç`rast dy fëmijët e tij, vajza 4 vjeçe dhe djali 5 vjeç kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Vetë ai, si shkaktar i aksidentit të tmerrshëm ka pësuar lëndime të rënda transmeton albinfo.ch mediet gjermane. Por tash ai do të përgjigjet para gjyqit për vrasje të rëndë, të dyfishtë.
Kosovari kishte të drejtë t`i merrte fëmijët gjatë vikendeve nga gruaja me të cilën zyrtarisht ende nuk ishte shkurorëzuar. Dhe ditën fatale ai i kishte marrë ata, duke i çuar drejt vdekjes! Të dielën në autostradën B6 afër Fischbach-ut ai me veturën e tij BMW X5 kishte kryer krimin e tmerrshëm.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













