Lajme
Shqiptari Art Julius Aurel garon për zgjedhjet e Këshillit bashkiak të Gracit
Graci do të votojë më 26 shtator 2021. Njëri nga kandidatët shqiptarë që garon për Këshillin bashkiak të Gracit është edhe Art Julius Aurel. 29-vjeçari nga Kosova kërkon votën e bashkatdhetarëve tanë në Grac
Arti erdhi në Grac nga Kosova në moshën tetëvjeçar. Pas përfundimit të shkollimit fillor, ai vazhdoi me përfundimin e një praktike (Lehre). Sot ai është në rrugën e tij të dytë të arsimimit dhe vijon studimet në Universitetin Karl-Franzens në Grac.
Arti i njeh mirë përpjekjet dhe sakrificën që duhet ta bëjë secili për të gjetur rrugën e tij në një qytet tjetër krejtësisht të ri dhe kur flitet një gjuhë krejt tjetër.
“Nuk është e lehtë për këdo që shkon në një vend të huaj si fëmijë i vogël ose më vonë si i rritur të bëjë një jetë më të mirë. Pavarësisht a je student, kërkon banesë apo punë: Duhet të punosh shumë për të arritur dhe për të bërë një jetë të mirë”, shpjegon Arti dhe thekson: “Por, ajo që më bën gjithmonë krenar është se ne kosovarët, për dallim nga të tjerët, nuk frikësohemi të ndërtojmë diçka nga fillimi, me duart tona, edhe nëse kjo kërkon shumë forcë dhe mundim”, ka thënë ai.
Arti prej vjetësh është anëtar i partisë ÖVP dhe merret kryesisht me temat e integrimit dhe jetesës. Edhe pse, sipas tij, shumë gjëra rrjedhin mirë në Grac, ai ndonjëherë ka ndjenjën se shumë njerëz që kanë ardhur kohët e fundit në Austri po lihen në baltë. Prandaj, Arti do të donte të shihte projekte më të mëdha nga qyteti i Gracit që do të lidhnin më mirë komunitetet brenda Gracit.
“Përveç kësaj, duhet të ofrohen kurse të veçanta trajnimi që i marrin njerëzit aty ku janë dhe pastaj t’i afrojnë ata me gjuhën dhe vlerat austriake”, thotë 29-vjeçari.
Sipas Artit, ka ende shumë për të bërë edhe sektorin e banimit: “Është shumë e nevojshme që të merret një iniciativë për subvencionimin e banesave me qira të lira dhe në të njëjtën kohë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për gjelbërim”, ka thënë ai.
“Graci ka nevojë për ide të reja, në mënyrë që qyteti ynë të mbetet po aq i dashur sa ne e njohim. Unë besoj në potencialin e madh të qytetit tonë dhe ne duhet të zgjidhim sfida vërtet të mëdha duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe duke ofruar ide të freskëta. Unë jam gati për këtë dhe kam nevojë për mbështetjen tuaj”, ka pohuar ai.
Arti kërkon votën e bashkatdhetarëve në Grac, duke premtuar se në rast se do të zgjidhet, ai do të jetë një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Këshillin bashkiak të Gracit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












