Shqipëria
Shqiptarët, të bllokuar në aeroportin e Bolonjas
40 pasagjerë mbesin të ngujuar për disa orë në aeroportin e Bolonjas
Emigrantët shqiptarë bllokohen në aeroportin e Bolonjës. Mësohet se kanë qenë 40 pasagjerë, të cilët kanë mbetur në terminal për disa orë, ndërsa nuk merrnin asnjë sqarim nga autoritetet shqiptare.
Shkak për këtë problem mësohet se ka qenë një gabim në sistemin e kompanisë “Air Albania”, e cila ka prerë më shumë bileta se kapaciteti i avionit, duke krijuar në këtë mënyrë kaos.
Alban Daci, një qytetar shqiptar që ka shoqëruar të afërmit e tij, të cilët do të udhëtonin me “Air Albania” drejt Shqipërisë, thekson se një situatë e tillë është absurde dhe e papranueshme.
“Në avionin e linjës “Air Albania” ishin edhe 6 të afërm të mi. Në momentin që paraqiten në aeroport, kuptojnë që janë prerë 40 bileta më shumë se kapacitetet e avionit.
Avioni është nisur duke lënë 40 pasagjerë të tjerë që ishin më shumë se kapaciteti i pranueshëm nga “Air Albania”. Më vonë janë akomoduar me një hotel në Bolonja, të cilëve u është ofruar një darkë skandaloze”, shprehet ai.
Shpeshherë shqiptarët janë përballuar me vonesa dhe anulime të papritura të fluturimeve, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim të autoriteteve përkatëse.
“Në 10 vjetët e fundit kemi pasur shumë raste të tilla. Shqiptarët braktisen nëpër porte, aeroporte. Lihen jashtë në të ftohtë e në të nxehtë. Presin orë të tëra linjat e avionëve, të cilët nuk kanë asnjë lloj shpjegimi se përse nuk nisen, apo nisen me vonesë. Është një histori 10-vjeçare, një histori e turpshme”, shprehet ai.
Familjarët e Dacit do të udhëtonin në Shqipëri pasi kishin një fatkeqësi dhe janë detyruar të qëndrojnë në hotel deri në nisjen e avionit tjetër.
Pas një pritjeje të gjatë në aeroport, pasagjerët pritet të udhëtojnë nga Bolonja drejt Shqipërisë me një tjetër avion gjatë së premtes.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













