Shqipëria

Shqiptarët edhe në një shtet mund të udhëtojnë pa viza

Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë

El Salvador është një tjetër shtet që i shtohet listës së atyre ku ata që kanë pasaportë shqiptare mund të udhëtojnë pa viza.

Marrëveshja është firmosur nga dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Carlos Castaneda në takimin dypalësh gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raportojnë mediat shqiptare.

Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve, përcjell albinfo.ch.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në kushtet kur dinamikat ekonomike globale kanë reduktuar distancat gjeografike, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.