Shqipëria
Shqiptarët besojnë më shumë në BE
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të besimit në institucionet europiane krahasuar me çdo vend tjetër të BE, apo edhe të rajonit.
Rreth 80% e popullit shqiptar besojnë në Parlamentin dhe Komisionin Europian, sipas një raporti të Eurostat për 2018-n. Duket se shtetet që janë jashtë komunitetit europian, janë më besimplotë për funksionimin e tyre. Në Ballkan, Shqipëria kryeson në piramidën e besimit ndaj BE-së, e pas saj vjen Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërsa populli serb, edhe pse duket se është më afër negociatave me BE-në, shfaq besimin më të ulët, me rreth 30%. Çka bie në sy është edhe besimi i ulët që kanë popujt e shteteve anëtare të BE-së ndaj institucioneve europiane, tërheqja britanike, e njohur si BREXIT, është edhe pasoja e këtij mosbesimi. Britania e Madhe, Italia, Franca, Spanja, Greqia besojnë përafërsisht 30% në institucionet europiane. Nga ana tjetër më besnikët në nivel europian janë Finlanda , Suedia dhe Belgjika.
Mungesa e besimit në institucionet shqiptare, ka kthyer sytë e të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Burokracitë në institucionet tona shtetërore kanë lodhur shqiptarët. E vetmja shpresë, thonë ata, është Europa.
“Më shumë besim tek institucionet europiane, se janë më të zhvilluar se ne. Ato kanë më shumë eksperiencë se ne, e kanë formuar me kohë demokracinë dhe janë më të sigurt, se ne jemi këlyshë të vegjël. Nga ata presim, e megjithatë prapë ndjekim rrugën e shtrembër. Ne besojmë te Europa se janë më përpara nesh, ndërsa shteti ynë nuk merret vesh. Njëherë nxjerr këtë ligj, nesër tjetër. Nuk ka stabilitet. Ne jemi europianë s’mund të jemi ndryshe”, shprehet disa qytetarë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















