Futboll
Shqiponja i kushton Xhakës me shiritin e kapitenit?
Zviceranët kanë votuar portierin Yann Sommer, si mbajtës të shiritit të kapitenit
Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i Kampionatit Botëror, në Zvicër, po vazhdon debati i shqiponjës së bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Tashmë që Stephan Lichtsteiner nuk është kapiten, zviceranët po mendojnë se kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit.
Zvicra do të ndeshet me Islandën më 8 shtator në St. Gallen, derisa ende nuk dihet se kush do të mbajë shiritin.
Granit Xhaka dhe Yann Sommer janë favoritët për shiritin e kapitenit. Në një sondazh nga ‘Blick’, portieri Sommer ka marrë dukshëm shumicën e preferencave për të qenë kapiteni i ri i Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
I dyti në hierarkinë e pëlqimeve është Granit Xhaka, por me diferencë të madhe.
Sommer ka 69.9 % të votave, derisa Granit Xhaka 12.5 %, derisa Xherdan Shaqiri ka marrë vetëm 2.5 %.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












