Shqipëria
Shqipërisë mund t’i ikë gjysma e ‘trurit’
Emigracioni ka prekur shumë vende, duke ndikuar edhe në ekonomitë e vendeve, si të atyre që i presin, por edhe në vendet e origjinës
Gallup sapo ka publikuar indeksin e potencialit të migracionit neto, i cili tregon se si popullsia e secilit shtet ndryshon në rast se njerëzit shpërngulen të jetojnë aty ku duan.
Ky indeks përbëhet nga dy tregues kryesore, largimi i trurit (brain drain) dhe largimi i të rinëve. Të dhënat tregojnë se Shqipëria do të kishte humbjen më të madhe të trurit në rajon, me gjysmën e trurit që do t’i largohej. Kjo është përqindja më e lartë në rajon. Ndërsa për sa ju përket të rinjve, indeksi tregon se do të kishte 25% të rinj më pak, shkruan ‘monitor’.
Indeksin më të lartë në rajon e ka Kosova, me -42%, rreth 43% më pak intelektualë dhe 48% më pak të rinj. Më pas renditen Shqipëria dhe Bosnja, me PMNI -32%. Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja ka një përqindje të humbjes së të rinjve, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia ka shënuar një indeks -30% dhe humbjet i ka më të mëdha te të rinjtë me -52%. Bilanc negativ ka shënuar edhe Serbia, ku sipas përllogaritjeve të Gallup do të kishte 25% më pak njerëz të rritur, prej të cilëve 27% më pak do të ishin intelektuarlë, dhe 46% më pak do të ishin të rinj.
I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një bilanc pozitiv është Mali i Zi, me një indeks +25%, prej të cilëve intelektualët do të shtoheshin me 61%, ndërsa të rinjtë me 106%.
Gallup ka kryer intervista me rreth gjysmë milioni të rritur në 152 shtete në periudhat 2015-2017. Gallup përllogariti se sa do të përfitonte apo humbte një shtet nga popullata e saj e rritur (mbi 18 vjeç) duke zbritur ato që kërkojnë të shpërngulen dhe duke shtuar ato që kërkojnë të vijnë në një shtet.
Sa më e lartë që të jetë përqindja, aq më i madh është potenciali për të shtuar popullsinë, ndërsa vlerat negative tregojnë për humbje të popullsisë. Gallup shpjegon se indeksi nuk parashikon flukset e emigrimit, por mundëson informacion të vlefshëm për individët që po tërheqin shtetet e caktuara dhe zonat ku udhëheqësit duhet të punojnë më fort për të mbajtur talentet në vendin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte