Shqipëria
Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer
Viti 2021 erdhi me një lajm të mirë për Shqipërinë, 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer u siguruan për këtë shtet, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e kishte rezervuar për ditën e parë të vitit 2021 kryeministri Edi Rama, i cili në një komunikim të drejtpërdrejtë shpjegoi se kur do të mbërrijnë dozat e para.
“Kemi siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga Pfizer. Shopingu im në New York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës, sipas marrëveshjes së konfirmuar nga Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë. 10 mijë e 750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30 mijë doza në shkurt dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit. Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së armikut. Ky nuk është fundi i përpjekjes tonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do të vazhdojmë të përpiqemi, siç jemi përpjekur edhe deri mbrëmë vonë, që të mos ketë asnjë pakësim apo ngadalësim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













