Shqipëria
Shqipëria shënon rekord, 9.53 milionë turistë të huaj për 11 muaj
Nëntori solli një rritje me 53 % të numrit të vizitorëve në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të shkuar, përcjell albinfo.ch.
Viti 2023 është historik për turizmin, sa u përkët shifrave të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Përgjatë këtyre 11 muajve kanë hyrë rreth 9.53 milionë vizitorë të huaj ose mbi 2.3 milionë më shumë se vitit 2022. Të dhënat u bënë publike nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin në kongresin e Partisë Socialiste.
“9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti. Kemi shanse ta kapim 10 milionë. Kemi ndyshuar 100% imazhin e Shqipërisë. Imazhin e Shqipërisë edhe ndaj nesh vetë, por edhe imazhin në botë si destinacioni që nuk duhet humbur”.
Sipas ministres, muaji nëntor ka pasur një rritje me 53% të numrit të turistëve në krahasim me nëntorin e vitit 2022, pasi hynë 547 mijë turistë, nga 358 mijë që ishin një vit më parë.
“Një sfidë shumë e madhe që na pret përpara dhe në fakt kjo është ajo se çfarë do të promovojmë në vitin 2024, Shqipërinë turistike në Qendrën Botërore të Turizmit në Madrid në janar. Në mars në Berlin ku kemi panairin më të madh në botë dhe ku Shqipëria do të shpallet vendi i nderit i këtij panairi për një vit deri në mars të vitit 2025, ndërsa në prill, Tirana, bëhu gati Lali Eri do të mirëpresim 40 ministra të Turizmit të të gjithë kontinentit Europian, sepse Organizata Botërore e Turizmit ka vendosur që këtë ngjarje të madhe ta mbajë në Tiranën tonë.”
Shqipëria pritet që edhe gjatë vitit 2024 të jetë një ndër destinacionet kryesore të turistëve evropianë dhe jo vetëm, madje sipas tur operatorëve, prenotimet për vitin e ardhshëm janë rritur me mbi 35%.
Turistët e huaj
Janar – Nëntor 2022 7,15 milionë
Janar – Nëntor 2023 9,53 milionë
Turistët e huaj në Nëntor
Nëntor 2022 358,350
Nëntor 2023 547,221
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












