Shqipëria
Shqipëria ndër vendet evropiane me nivelin më të ulët të obezitetit
Obeziteti po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një problem serioz për shëndetin publik në Europë, por Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët të personave obezë.
Të dhënat e Eurostat për vitin 2022 tregojnë se 12.6% e qytetarëve shqiptarë mbi 18 vjeç rezultojnë obezë. Kjo shifër është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 16.3%, si dhe nën nivelet e raportuara në shumicën e vendeve të rajonit.
Në Ballkanin Perëndimor, një normë më të ulët se Shqipëria regjistron vetëm Mali i Zi, me 7.8%. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë përqindje më të larta të obezitetit tek të rriturit. Në nivel europian, Malta mban shifrën më të lartë, me 26.6% të popullsisë së rritur të klasifikuar si obeze.
Sipas Eurostat, fenomeni i obezitetit në vendet e Bashkimit Europian po zgjerohet. Rreth 16.3% e të rriturve janë obezë, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë përfshihet në kategorinë e personave me mbipeshë ose obezitet.
Ekspertët argumentojnë se rritja e rasteve lidhet me mënyrën moderne të jetesës, që karakterizohet nga më pak aktivitet fizik, qëndrimi i gjatë ulur dhe ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes. Klasifikimi i obezitetit bëhet përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), ku një vlerë 30 ose më e lartë konsiderohet tregues i obezitetit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










