Shqipëria
Shqipëria, me tkurrje dhe plakje të popullsisë
Popullsia e Shqipërisë po plaket, ndërsa shtesa natyrore po bie drastikisht, dy faktorë që po e përshpejtojnë krizën e pensioneve.
Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar 2021 mosha mediane e popullsisë ishte 37,6 vjeç. Kur vetëm një dekadë më parë, ky tregues fiksohej në 32,6 vjeç. Ndërsa pritet që pas një dekade tjetër, të plakemi mesatarisht në 42,1 vjeç, sipas projeksioneve të INSTAT.
Emigrimi i të rinjve është shkaktari kryesor që po rrudh fytyrën e vendit, por me çdo të larguar në moshë pune, skema e pensionit humb një kontribuues potencial dhe rëndohet më tej. Ndërsa shkaku tjetër: rënia e lindjeve, lidhet me të ardhmen e të gjithë sistemit të pensionit në vend. Shtesa natyrore e popullsisë kaloi në fund në vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti për herë të parë në histori në shkallë negative, ndërsa edhe ecuria e këtij viti paraqitet e dobët.
Me këtë ritëm projeksionet llogarisin se Shqipëria e brezit të ardhshëm do të ketë 120 pensionistë për çdo 100 të punësuar, duke e bërë sistemin aktual të pensioneve financiarisht dhe demografikisht të papërballueshëm, shkruan A2 CNN, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










