Shqipëria
Shqipëria ka nisur procedurat për njohjen e patentave edhe me Gjermaninë
Kryeministri lajmëron se qeveria gjermane tashmë i ka nisur procedurat për të njohur patentat shqiptare.
Pas marrëveshjes me Greqinë, Shqipëria ka nisur procedurat për njohjen e patentave edhe me Gjermaninë.
Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një stausi në profilin e tij në Facebook, duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve për këtë çështje.
“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë të përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejt me kancelaren dje”.
Kryeministri lajmëron se qeveria gjermane tashmë i ka nisur procedurat për të njohur patentat shqiptare.
“Në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”.
Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshjen me qeverinë greke për njohjen e lejeve të drejtimit. Kryeministri Rama tha se javët në vijim njohja e patentave shqiptare do t’i dërgohet për miratim Parlamentit grek, për të hyrë efektivisht në fuqi. Greqia dhe Gjermania janë dy vende që kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë.
Ndërkohë që në Itali, një tjetër vend ku ka më qindra mijë shqiptarë, patentat e lëshuar nga qeveria shqiptare njihen prej kohësh.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














