Shqipëria
Shqipëria dhe Turqia me popullsinë më të re në Evropë
Bëhet e ditur se dy shtetet, Shqipëria dhe Turqia u renditën si vende me përqindje të larta të të rinjve në grupmoshën 15-29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
Eurostat bëri një renditje të vendeve dhe rajoneve të Europës, me një hartë që identifikon rajonet që kanë më shumë të rinj me rastin e vitit që sapo nisëm. 2022 është shpallur Viti Europian i Rinisë, ku pritet të ndërmerren një sërë politikash dhe nismash për të rritur produktivitetin e të rinjve si baza e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen.
Siç shihet nga harta bashkëngjitur, Shqipëria dhe tre Rajonet e saj (Veri, Qendër dhe Jug) kanë më shumë se 20% të popullsisë së saj në moshën 15-29 vjeç. Statistikat kombëtare tregojnë se në vitin 2021, të rinjtë e kësaj grupmoshe zinin 22.7% të popullsisë totale. Mirëpo një pjesë e madhe e popullatës së të rinjve që numërohen në statistika tashmë janë në emigracion. Një Cens për matjen e popullsisë që pritej të kryhej më 2021 u shty për këtë vit.
Turqia, gjithashtu me të gjitha rajonet e saj, kishte popullsinë më të re në Europë të 15-29 -vjeçarëve që zënë mbi 20% të totalit të popullsisë. Më 1 janar 2020, në të gjithë BE-në, një në gjashtë persona ishte nga mosha 15 deri në 29 vjeç, duke përfaqësuar 73.6 milionë njerëz të popullsisë totale të BE-së (447.3 milionë).
Ndër vendet anëtare të BE-së, rajoni “Île-de-France” kishte numrin më të madh të të rinjve midis 15 dhe 29 vjeç në 2020 (2.4 milionë). Pas kësaj ishin rajonet e Lombardisë (1.5 milionë), Andaluzisë (1.4 milionë), Katalonjës dhe Rhône-Alpes (të dyja 1.2 milionë), dhe Madridit dhe Kampanisë (të dyja 1 milionë).
Megjithatë, në lidhje me madhësinë e popullsisë, përqindjet më të larta të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç në BE u gjetën në Guiana dhe Mayotte (të dyja në Francë) si dhe Groningen (në Holandë), ku 23% e popullsisë ishin të rinj. Me tej Qiproja, kryeqytetit të Danimarkës dhe rajoni autonom spanjoll Melilla kishin më shumë të rinj në raport me popullsinë totale (secili 21%).
Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta të të rinjve në BE u gjetën në Chemnitz dhe Brandenburg në Gjermani (të dyja 11%), Turingia, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Saksonia (të gjitha në Gjermani) dhe Asturias në Spanjë (secila 12% )./Monitor
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













