Shqipëria
Shqipëri: Si funksiononte mashtrimi me vizat amerikane
Indicia është marrë nga njësia e krimit ndërkombëtar në Ambasadën Amerikane, e cila ia referoi çështjen Policisë së Shtetit
Pesë persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim për mashtrim dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’.
R. Nasto, K. Prifti, K. Leçini, K. Kapedani dhe Xhemal Seseri u vunë në pranga. Së bashku me E. Gjinin, të shpallur në kërkim, ata dyshohet se kishin krijuar një skemë për falsifikimin e të dhënave për marrjen e vizave amerikane, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Indicia është marrë nga njësia e krimit ndërkombëtar në Ambasadën Amerikane, e cila ia referoi çështjen e Policisë së Shtetit.
Gjatë gjurmimit të profilit në Instagram “visa amerikane insider”, ku jepej siguri 100% për t’u pajisur me vizë, hetuesit zbuluan se fshihej Renato Nasto. Gjatë reklamimit në këtë faqe që numëron mbi 11.5 mijë ndjekës, Nasto gjente klientë, të cilëve u merrte nga 10 mijë euro pasi pajiseshin me vizë.
Nasto i ndihmonte ata që të falsifikonin formularët online të aplikimit për vizë, duke i plotësuar me të dhëna të rreme në mënyrë që të dilnin fitues, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Ai i shoqëronte edhe gjatë intervistimit në konsullatë, ku i orientonte se si të përgjigjeshin.
Pas këtij aksioni reagoi edhe Ambasada Amerikane, që u bëri thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











