CH-Ballkani
Shqipëri: Reforma në drejtësi për statusin kandidat
Një orë e markës cartier nuk mund të konsiderohet si luks, mendon gjyqtari. Në Shqipëri, ku të ardhurat mesatare janë 360 €, nuk mund askush ta blejë një orë cartier. Pasuria e Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, llogaritet të jetë 1,7 milionë euro, raporton platforma Blakaninsight. Sipas Inspektoratit për Hetimin e Pasurisë dhe të Konflikteve të Interesit, Malaj shumicën e pasurisë e ka krijuar në rrugë ilegale.
Shqiptarët e dinë se korrupsioni dhe korruptimi janë pjesë e përditshmërisë. Në drejtësi ata kanë realisht pak besim. Prokuroria e tashme e Përgjithshme Shtetërore është e njohur për atë që nuk ka inicuar pothujse asnjë procedurë ndaj nëpunësve shtetërorë dhe politikanëve.Për këtë arsye reforma në drejtësi konsiderohet si kriter i marrjes së statusit kandidat dhe do të jetë tema qendrore e bisedimeve me rastin e vizitës në Tiranë të Ministrit ë Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kunz, e cila fillon të mërkurën. BE-ja dëshiron të shohë rezultate deri në verë.
Ndikimi politik
Thelbi i reformës është ndryshimi i pesë neneve të Kushtetutës që do të mundësonin përmbysjen e strukturave. Një këshill i lartë i drejtësisë do të duhej të pakësonte ndikimin politik të gjyqtarëve duke i vënë ata nën kontroll. Edhe Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese do të merrnin funksione të reja. Prokuroria e Përgjithshme do të duhej të koncentrohej më shumë në luftimin e korrupsionit. Edhe roli i Kryetarit të shtetit në emërimet në funksionet e drejtësisë duhet të ndryshojë. Monitorimin po e kundërshton Lidhja e Gjyqtarëve.
Mungon zbatimi i strategjisë
Por sipas njohësve të rrethanave problemi është krejt diku tjetër: mungesa e strategjisë për zbatimin e reformave si dhe e parave dhe e personelit për zbatimin e saj. Njerëzit duhet shkollur dhe të kenë zyrat gjegjëse. Duket sikur po punohet vetëm në krijimin e skeletit, por po harrohen muskujt. Ndryshimet kushtetuese do të kenë si pasojë edhe ndryshime të tjera të shumta. Do të duhej të ndryshonin gjithsej 70 ligje të tjera. „ Nga kjo nuk shoh hiq asgjë“, thotë një ekspert, që don të mbetet anonim. „Vëmendja do të përqëndrohet shumë te gjyqtarët dhe prokurorët. „ Por edhe nëse identifikohen dhe largohen të korruptuarit, kjo nuk ndihmon asgjë, sepse sistemi mbetet i njëjti“, thotë diplomati. „është në pyetja kultura e re për shtetin, për besimin, e cila krijohet nëse bëhet e qartë për të gjithë se korrupsioni nuk lejohet“
Në Evropën Juglindore shumë njerzë as që mund ta marrin me mend se diç mund të funksionojë pa korrupsion. Shumëkush vendet e punës i ka falë ndonjë lidhjeje apo nga të qenit anëtar i ndonjë partie. Rezistenca ndaj reformës ka të bëjë edhe me atë se shumëkush përmes saj do ta humbte vendin e punës.
Pakoja e tashme e ligjit nuk është duke u hartuar vetëm nga ekspertët shqiptarë, por edhe nga përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-ve dhe konsiderohet ambiciose. Qeverisë i duhen edhe votat e disa politikanëve opozitarë – 93 nga gjithsej 120 deputetë duhet ta votojnë atë. Reforma kushtetuese vlerësohet edhe nga ajo se cila parti do të përfitojë nga ajo. Opozita është sidomos kundër asaj që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria Speciale, të cilat do të duhej ta luftonin më fort korrupsionin, të kontrollohen më shumë.
I mundur referendumi
Shumë politikanë druajnë se edhe vetë atyre do t’ju vie radha. Rama duhet të llogarisë me atë se opozita nuk do të bashkëpunojë . Për këtë është menduar që ndryshimet në sistemin e drejtësisë të realizohen edhe përmes një referendumi. Kështi do të krijohej përparësia që tema e korrupsionit të bisedohej më shumë në publikun e gjerë.
Përkthimi Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












