Shqipëria
Motoja e fushatës turistike “Unë rri në Shqipëri”
Ministri Klosi fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate me fotot dhe videot nga destinacionet që vizitojnë
“Unë rri në Shqipëri”, motoja e fushatës turistike që udhëhoqi Shqipërinë në vitin e parë të pandemisë, do të vijojë edhe përgjatë 2021-shit.
Kështu bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ndërsa theksoi se këtë vit sezoni turistik do të jetë në kushte më të lehtësuara nga pikëpamja e pandemisë dhe kur vaksinimi po ecën me ritme të jashtëzakonshme, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Promovimi i destinacioneve tona është një mundësi për ta njohur dhe eksploruar më tej Shqipërinë, për ndihmuar industrinë tonë dhe komunitetet tona”, u shpreh Klosi.
Ministri Klosi fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate me fotot dhe videot nga destinacionet që vizitojnë.
Ministri Klosi ka publikuar një video me disa nga destinacionet më të bukura të vendit tonë, duke i ftuar shqiptarët që t’i bashkohen nismës “Unë rri në Shqipëri”, për të vizituar vendet e bukura që ka vendi ynë.
“Në këtë vend udhëtimi në çdo hapësirë do të bëjë të mbash frymën, duke ndjekur rrugë e shtigje, do të takosh dhe do të jesh i përqafuar nga ndjesia e pakrahasueshme e mikpritjes shqiptare. Në këtë vend mesdhetar i gjithë udhëtimi do të shënojë eksperienca unike, lumenj, liqene, bregdet të ndërthurur midis rërës dhe gurëve. Eksploro parajsën e të dashuruarve pas natyrës. Lagunat me biodiversitetin e tyre mahnitës, vëzhgo me sytë e tu zogj të rrallë. Kapërce nga alpet drejt e në Mesdhe. Udhëto në kohë përmes gjurmëve që shekujt kanë lënë. Vende antike, ndërtesa historike, qytetërime të lashta nënë diellin e mbi 300 ditëve në vit. Më shumë se 3 mijë vjet civilizim të gdhendur në stilin origjinal i kanë dhënë statusin qyteteve pjesë e trashëgimisë botërore. Udhëto mes pyjeve të dendura dhe llojeve të rralla të tyre ku çdo cep vlen të fiksohet. Dhe kudo të ndalosh do të shijosh traditat e ndryshme të gatimit, tavolinat me mozaikë shijesh. Nga shijimi i natyrës, tek qytetet plot jetë e gjallëri. Në këtë vend mesdhetar do të zbulosh sekretin e fundit të Europës. Krijo kohën, gjithçka tjetër e gjen në Shqipëri”, thuhet në video.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











