Shqipëria
Shqipëri: Ende 23 vatra aktive zjarri, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri deri në orën 17:00 në territorin e vendit janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 13 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Bëhet e ditur se në operacionet e sotme janë angazhuar 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse teksa në mbështetje janë angazhuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.
Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:
Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon operacioni në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.
Gurë-Lurë, Dibër – Mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Në terren janë 150 forca bashkiake, 20 policore, 11 ADZM, 15 MZSH dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Sipërfaqja e djegur përllogaritet rreth 200 ha pyll pishe dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Në operacion janë 11 efektivë MZSH, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA. Zjarri është fikur nga krahu i fshatit Bulqizë dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara.
Abaze, Krujë – Vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Vatra në Zidoll është në monitorim.
Lufaj, Mirditë – Vijon puna për shuarjen dhe hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat.
Fushë-Lajë, Pukë – Vatra mbetet aktive në terren të thyer, i cili vështirëson ndërhyrjen; nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Gjirokastër – Aktive janë vatrat në Sotirë, Dropull, Bregu i Lejlekut, Libohovë dhe Krahës, Memaliaj. Strukturat e MZSH janë në terren dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Vlorë – Aktive janë vatrat në Gjormë, Aliban dhe Mesaplik. Në Gjormë vatra është vënë nën kontroll, ndërsa në Aliban dhe Mesaplik vijon puna e MZSH për shuarjen. Nuk ka rrezik për banesat.
Dardhë, Librazhd – Vijon puna nga MZSH, shërbimi pyjor dhe forcat bashkiake; nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata po menaxhohet me angazhim të koordinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në pjesën më të madhe të vatrave aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












