Shqipëria
Shqipëri: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 8 %, shkak remitancat
Referuar raportit të fundit nga Perspektiva Ekonomike Rajonale (REP), e publikuar këtë javë, BERZH rriti ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2021 nga 4.5 % në 8%, përcjell albinfo.ch.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2021 do të jetë nga nga 4.5 nw 8 %.
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Institutit të Vjenës (WIIW), është BERZH ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare sesa parashikimet e fillimvitit. Në raportin e saj të fundit të Perspektivave Ekonomike Rajonale (REP), të publikuar këtë javë, BERZH rriti ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2021 nga 4.5 % në 8%. Nga krahu tjetër BERZH ka rishikuar dhe rritjen e vitit 2022, e cila nga parashikimi fillestar prej 4% është ulur në 3.7%, shkruan ata.
“Ekonomia pritet të rritet me 8 % në 2021 dhe me 3.7 % në 2022”, parashikon BERZH.
Sipas raportit të BERZH-it, Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike pozitive për tre tremujorë radhazi, e nxitur nga zgjerimi i kërkesës së brendshme dhe asaj të jashtme. Ky rishikim i rëndësishëm në rritje sipas BERZH-it, reflekton një prodhim më të mirë se sa pritej në gjysmën e parë të vitit dhe tregues të rritjes së vazhdueshme në tremujorin e tretë. BERZH në raportin e saj thekson se konsumi në Shqipëri është rritur për shkak të remitancave, parave që dërgohen nga diaspora, ndërsa shprehet se rritja e çmimeve në vend, që ndikojnë në inflacion vazhdojnë të mbeten nën objektivin e Bankës Qëndrore. Gjithashtu Rindërtimi dhe emetimi i eurobondit në fund të vitit pritet t’i japin një shtysë të re ekonomisë së vendit.
“Prodhimi industrial dhe eksportet në rritje në Bashkimin Evropian (BE) po mbështesin rritjen në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi po përfitojnë nga një rikthim i fortë në sektorin e mikpritjes gjatë muajve të verës. Rimëkëmbja është nxitur edhe nga zgjerimi i konsumit të familjeve, i mundësuar nga rritja e remitancave, rritja e pagave nominale dhe rritja e kredisë në shumicën e ekonomive të rajonit”, thuhet në raport.
Sa i përket Shqipërisë, në raport theksohet se turizmi u ringjall fuqishëm në sezonin e verës së këtij viti me numrin e turistëve të huaj pothuajse të barabartë me shifrat para pandemisë në periudhën qershor-gusht. Në rajon Shqipëria projektohet të jetë ekonomia e dytë në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe, pas Malit të Zi, ku rritja projektohet mbi 12%. Sa i përket Kosovës, parashikimet flasin për një normë rritje pranë 7.7% këtë vit, dhe 4.5% vitin e ardhshëm.
INSTAT ka raportuar se dy sektorët që dhanë kontributin më të madh në rritje në tremujorin e dytë kanë qenë pikërisht Ndërtimi dhe Industria nxjerrëse dhe Përpunuese. Edhe pse me rritje të lartë ekonomike, Shqipëria ka rritur ndjeshëm borxhin e saj publik, me nivelin që ka arritur pranë 78% sipas Ministrisë së Financave. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e çmimeve të produkteve dhe kriza energjitike mund të ndikojë në rritjen mbi objektiv të inflacionit, gjë e cila do të ngadalësonte rimëkëmbjen ekonomike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











