Shqipëria
Shqipëri: Dy pilote shqiptare, në një mjedis ku mbizotërojnë burrat
Mehanja dhe Murati janë pjesë e stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, qëllimi i së cilës është ndërveprimi mes aleatëve të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka postuar një video në median sociale Facebook, ku tregon për dislokimin e helikopterëve amerikanë në bazën ajrore të Farkës.
Gjithashtu pjesë e videos është edhe historia e dy piloteve shqiptare, Valdete Mehanja dhe Armela Murati.
Mehanja dhe Murati janë pjesë e stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, qëllimi i së cilës është ndërveprimi mes aleatëve të NATO-s.
Cilat janë dy pilotet?
Nëntogere Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej disa vitesh ka pilotuar helikopterin me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës, SHBA. Prezenca e saj në Shqipëri është bërë e mundur si pjesë e trupave amerikane, të cilat po marrin pjesë në stërvitjen “Defender 21”, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Në bazën ajrore të Farkës, Mehanja ka takuar të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntogere Armela Muratin.
Kjo e fundit ka rrëfyer se ka një vit që u është bashkuar Forcave të Armatosura Shqiptare. Arsyeja e përzgjedhjes, thotë ajo, është rastësore, sepse përkoi me emërimin në Forcën Ajrore.
Të dyja pilotet, si rrjedhojë e stërvitjes së përbashkët, kanë ndarë mes tyre sekretet e profesionit.
Në video, pilotja me origjinë nga Kosova, e cila më herët ka qenë pilote civile, shprehet se ishte hera e parë që vinte në Shqipëri dhe për të ishte befasi që po e bënte si ushtare amerikane.
Ajo tregon edhe arsyen pse i është bashkuar ushtrisë amerikane.
“I jam bashkuar ushtrisë amerikane, sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika, e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”.
Ndërsa nëntogere Armela Murati rrëfen se gjatë komunikimit me kolegen e saj amerikane ka marrë mbështetje dhe kurajë në një mjedis ku mbizotërojnë kryesisht burrat.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













