Uncategorized
Shpëtim Shala të shtunën, luftë për titullin IBO Intercontinental
Në rast fitoreje “bomberi shqiptar”, do të mund të garojë pastaj edhe për titullin e botës. Ai thotë se ky dhe është qëllimi i tij nesër
Boksieri profesionist Shpëtim Shala, të shtunën më 30 prill në “Admiral Dome” në Vjenë do të boksojë për titullin IBO Intercontinental kundër Cedrick Bellais nga Polinezia franceze.
Boksieri nga Kosova, Shpëtim Shala në boksin profesionist ka zhvilluar 22 duele ndërsa kundërshtari i tij, Cedrick Bellais gjithsej 28 duele.
Në rast fitoreje “bomberi shqiptar”, do të mund të garojë pastaj edhe për titullin e botës, shkruan gazeta austriake heute.at.
“Natyrisht se ky është edhe qëllimi im. Për këtë edhe kam punuar shumë dhe jam përgatitur shumë mirë. Unë besoj shumë në fitoren të shtunën. Tetë javët e fundit unë nuk kam bërë asgjë tjetër, përveç ushtrimeve dhe gjumit. Ëmbëlsirat dhe alkooli në këtë kohë po ashtu nuk kanë qenë temë”, ka thënë Shala, përcjell “albinfo.ch”.
Ndjenjë e mirë të qëndrosh në ring
Nëse ai do të qëndrojë i fundit në ring, që nënkupton fitoren për të do të thotë një ndjenjë e mirë.
“Sigurisht se është ndjenjë e mirë. Si boksier duhet të jesh i përgatitur jo vetëm i fortë në trup por edhe në kokë”, ka thënë 30 vjeçari nga Peja me banim në Vjenë të Austrisë.
Më pas Shala ka treguar edhe se si do ta zhvillojë lojën e tij.
“Në fillim nuk do të rrezikoj shumë. Kjo fitore për mua është shumë e rëndësishme dhe unë do të mundohem ta përfundoj ndeshjen vetëm atëherë kur të më jepet mundësia”, shprehet Shpëtim Shala i cili e ka në kokë edhe taktikën e tij se si do ta mposht kundërshtarin.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












