Lajme
Shpërthen gripi i shpendëve në Evropë
Përshkallëzimi dramatik i gripit të shpendëve në disa vende te Evropës ka sjellë asgjësimin e mijëra shpendëve.
Britanikja “The Guardian” raporton se Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kontinentale janë goditur më keq nga shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë i gripit të shpendëve, që mund të sinjalizojë edhe faktin se pulat që kanë një lloj aksesi në natyrë, mund të mos prodhohen më në këto vende, e si rrjedhojë do të ketë një mungesë të dukshme të vezëve në treg.
Ekspertët thonë se variantet patogjene të gripit të shpendëve tani duket se po prekin edhe zogjtë e egër, duke krijuar një rrezik infeksioni gjatë gjithë vitit,
Në Mbretërinë e Bashkuar, fermerët janë urdhëruar që t’i mbajnë zogjtë e tyre brenda që nga nëntori i kaluar. Përhapja e fundit e raportuar është nga një fermë në Suffolk fundjavën e kaluar, e cila solli ngordhjen e më shumë se 80,000 rosave.
“Ka një problem serioz për fermat me rreze të lirë dhe të jashtme” , tha Dr Guillaume Fournié, një veteriner.
“Ne po shohim shpërthime në ferma të mëdha [të brendshme] të shpendëve që kanë siguri të lartë. Kjo sugjeron që me ekspozimin e lartë mjedisor ndaj virusit, tani është e vështirë të sigurohet që një fermë të jetë 100% e sigurt“.
Marion Koopmans, një virologe dhe këshilltare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se situata ishte “e tmerrshme” për industrinë e shpendëve.
“Ekologjia e gripit të shpendëve ka ndryshuar në mënyrë drastike në vetëm pak vite. Tani kemi qarkullim lokal gjatë gjithë vitit në Evropë, nuk është vetëm një kërcënim sezonal. Ka një prani të përhershme në popullatën e shpendëve të egër“.
Masat për të parandaluar infeksionin që arrin tek pulat përfshijnë pastrimin dhe dezinfektimin, ruajtjen e sigurt të ushqimit e ujit dhe karantinimin e tufës së re. Transmetimi nga një zog i infektuar te njeriu është shumë i rrallë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, me më pak se pesë raste të regjistruara në MB, ku një burrë u infektua nga rosat që mbante brenda shtëpisë së tij.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?