Lajme
Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme në Gjermani. Pas konsultimeve me të gjitha partitë, ai vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 23 shkurt 2025. “Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, pas vendimit për shpërbërjen e Bundestagut.
Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord që të kërkohen zgjedhje të reja dhe të kërkohet një shumicë që ofron stabilitet, në këto kohëra të vështira. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme, shpjegoi Steinmeier në vendimin e tij për shpërbërjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë bërë të domosdoshme pasi që kancelari Scholzdhe qeveria e tij humbën në Bundestag votëbesimin. Më parë kancelari ka liruar nga detyra ministrin e FDP Lindnder, që rezultoi edhe me daljen e kësaj partie nga koalicioni i deritanishëm mes SPD, ekologjistëve dhe liberalëve. Në këtë mënyrë qeveria humbi edhe shumicën në Bundestag.
Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 dhe Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari/kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme./DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











