Kosova
Shpend Ahmeti betohet me dy himne
Asamblistët e “Vetëvendosjes” janë betuar para flamujve kombëtarë. Ndërsa, edhe seanca ka nisur me dy himnet, atë shtetëror dhe kombëtar
Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në seancën e udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Asamblesë, Shefki Gashi nga LDK-ja, janë betuar asamblistët e rinj të kryeqytetit.
Pas tyre, betimin e ka dhënë edhe kryetari i rizgjedhur, Shpend Ahmeti. Ky i fundit në fjalimin e tij të parë në mandatin e dytë u zotua se do të punojë me nder e besnikëri me të gjithë. “Betohem se punën time do ta kryej në frymën e bashkëpunimit, qoftë me pozitën apo opozitën. Nga ju anëtarët e rinj dhe ju të rizgjedhurit pres që çdo propozim tonin ta shihni me sy kritik, për të mirën e qytetarit”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij inaugurues.
Ndryshe, asamblistët e “Vetëvendosjes” janë betuar para flamujve kombëtarë. Ndërsa, edhe seanca ka nisur me dy himnet, atë shtetëror dhe kombëtar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














