Futboll
Shpejtësia e Rashicës tmerron kundërshtarët
E përditshmja gjermane “Bild” i ka kushtuar një shkrim Milot Rashicës, i cili u kthye nga lëndimi dhe shënoi ndaj Dortmundit
Milot Rashica kishte munguar për një muaj te Werder Bremen, megjithatë, u rikthye me gol ndaj Dortmundit.
Ndeshja përfundoi 2:2, derisa Rashica ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të mysafirëve në fushë, përcjell albinfo.ch.
“Bild” i ka kushtuar një shkrim, duke treguar si u kthye nga lëndimi shënoi kundër “Milionerëve”.
“Nëse nuk keni luajtur një muaj, atëherë keni nevojë për një apo dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur”, shkruan e përditshmja gjermane.
Werder ka pasur telashe në sulm, por me rikthimin e Rashicës, kjo mund të ndryshojë.
“Duke e konsideruar se Rashica ende nuk është në potencialin e plotë të tij, rastet dhe paraqitja ndaj Dortmundit tregon se ai është lojtar i rëndësishëm për ne”, ka një zyrtar i Werderit.
“Miloti solli diçka në lojën tonë që ne nuk e kishim. Kjo është gjë e mire”, u shpreh Florian Kohfeldt, trajner i Werderit.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Kohfeldt iu referua me këtë deklaratë shpejtësisë së Rashicës e cila ‘tmerron’ kundërshtarët.
E-Diaspora
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano “FjalaFest” titullohet festivali i letërsisë shqipe që do të zhvillohet për herë të parë në Milano,...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta