Kosova
Shpallen fajtorë aktivistët e Vetëvendosjes, dënohen më 21 vjet burg
Sipas vendimit të Gjykatës, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti 5 vjet, Frashër Krasniqi me 8 vjet burg ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg
Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shpallur fajtorë në lidhje me sulmin që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gushtin e vitit 2016. Sipas vendimit të Gjykatës, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti 5 vjet, Frashër Krasniqi me 8 vjet burg ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.
Derisa gjyqtari ka lexuar aktgjykimin kanë reaguar familjarët e të akuzuarve ndërsa Policia ka filluar t’i nxjerr ata nga salla e gjykimit. Deputetja Donika Kadaj Bujupi është nxjerr nga salla pasi që ka bërtitur “Kriminelë, Klani Pronto”, transmeton KP.
Policia e Kosovës, ndërkaq ka nxjerr me dhunë familjarët e të akuzuarve për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas aktgjykimit ku aktivistët e VV-së janë dënuar me 21 vjet burg avokati i Frashër Krasniqit Tomë Gashi tha se kjo është masakër në drejtësi. Sipas Gashit edhe pse përkundër të gjitha provave kjo gjykatë për arsye politike ka vendosur t’i dënoj që ta mbulojnë vrasjen e Astrit Deharit dhe se janë 24 orë para zgjedhjeve.
“Është non sens juridik se si ky trup gjykues nuk i beson ekspertizave të veta. Kemi të bëjmë me një rast krejtësisht politik. Kjo është një masakër juridike . Është obligim i jonë që të bëjmë ankesë dhe kjo çështje politike mund të rregullohet me trysni politike. Janë shpall fajtorë pa asnjë provë”, tha Gashi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











