Futboll
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Influencuesi Mirco Casorelli pretendon se komentet e tij ishin satirë, ndërsa autoritetet dhe Federata e Futbollit i konsiderojnë ato diskriminuese dhe nxitëse të urrejtjes.
Një proces gjyqësor me interes të madh publik ka nisur në Zvicër kundër TikTokerit të njohur si Bireweich, emri i vërtetë i të cilit është Mirco Casorelli. Gjykimi po zhvillohet në Gjykatën Kantonale të Schaffhausenit, pas padisë së ngritur nga Swiss Football Association, transmeton albinfo.ch.
Casorelli, i cili numëron afro 100 mijë ndjekës në TikTok, akuzohet për deklarata fyese dhe diskriminuese ndaj futbollistëve të Kombëtares së Zvicrës me prejardhje migrante.
Në videot e publikuara gjatë vitit 2024, ai kishte përdorur shprehje ofenduese ndaj emrave të njohur të futbollit zviceran si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe trajnerit Murat Yakin. Ai gjithashtu kishte bërë komente denigruese ndaj futbollistit Jordan Lotomba dhe lojtarëve të tjerë me prejardhje të ndryshme etnike.
Në vitin 2024, Prokuroria e Schaffhausenit e kishte dënuar Casorellin me një gjobë me kusht prej 10.800 frangash zvicerane dhe një gjobë shtesë prej 2.700 frangash për diskriminim dhe nxitje të urrejtjes.
Megjithatë, influencuesi e kundërshtoi vendimin dhe e dërgoi çështjen në gjykatë. Ai këmbëngul se deklaratat e tij nuk kishin karakter racist.
“E gjithë kjo ishte thjesht një parodi dhe nuk ka pasur kurrë qëllim racist”, ka deklaruar Casorelli për mediat zvicerane.
Sipas prokurorisë, komentet e tij i paraqisnin futbollistët si inferiorë për shkak të prejardhjes së tyre etnike, duke tejkaluar kufijtë e satirës dhe lirisë së shprehjes.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në qarqe politike dhe mediatike. Casorelli po mbështetet nga një organizatë që promovon lirinë e shprehjes, e cila ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të procesit gjyqësor.
Vendimi i gjykatës pritet të përcaktojë nëse deklaratat e TikTokerit mbrohen nga liria e shprehjes dhe satira, apo nëse ato përbëjnë diskriminim të dënueshëm sipas ligjit zviceran. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














