Maqedonia
Shkupi edhe sot u regjistrua si qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë dhe është radhitur i pesti në botë sipas të dhënave të platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”. Rreth orëve të mëngjesit të sotëm, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u ngjit në listë menjëherë pas Lahore, Delhi, Hanoi dhe Chongking.
Qytetarët thonë se ndotja e ajrit në Shkup tani më nuk është asgjë e re pasi çdo ditë përballëm më ajër të ndotur, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
“Shkupi sot është me ajër më të ndotur në Evropë. Po, e vërtetë, nuk e dijë a do të ketë ajër të pastër. Çfarë duhet të ndërmerret? Diçka më radikale që të ketë ajër të pastër”, tha një qytetare.
“Kjo është me vite më kështu dhe askush nuk ndërmerr asgjë dhe nuk e dijë a mund të ndërmerret diçka”, shtoi një tjetër qytetare.
“Duhet të ndërmerren masa sa i përket ndotjes së ajrit, ndotja është e tmerrshme. Të jesh në mesin e qyteteve me ajër më të ndotur është e tmerrshme dhe duhet të merren masa që të ndryshohet gjendja”, theksoi një qytetare.
Me indeks 165, ajri në Shkup ka hyrë në kategorinë e “ajrit të pashëndetshëm”, dhe ky nivel ndotjeje konsiderohet se mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht për kategoritë vulnerabël të qytetarëve.
Indeksi 173 tregon përqendrime të larta të grimcave PM2.5 në ajër, të cilat janë shkaku kryesor i sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.
Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në natyrë, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur përqendrimet e ndotësve janë më të larta.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













