Kosova
Shkollat gjermane ndihmojnë shkollat e Ivajës dhe Gajrës
Ai ka theksuar se janë gjithsej katër kamionë të mbushur me inventarë shkollor në vlerë prej 250 mijë euro
Shkollat gjermane nga Dortmundi, përmes arsimtarit Kemal Qallaku, mësimdhënës në shkollën shqipe në Dortmund, kanë ndihmuar me inventar shkollor shkollën e fshatit Ivajë dhe Gajre, shkruan albinfo.ch.
Në SHFMU “Dituria” në Ivajë, i pranishëm gjatë pranimit të inventarit shkollor ishte edhe Nuhi Gashi, zyrtar për arsimin shqip në diasporë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë.
Ai me këtë rast ka falënderuar shkollat gjermane e në veçanti mësimdhënësin e bashkatdhetarin tonë, Kemal Qallaku për ndihmën e ofruar për disa shkolla në vendin tonë si në Pejë, Prishtinë, Ferizaj e në Ivajë e Gajre.
Ai ka theksuar se janë gjithsej katër kamionë të mbushur me inventarë shkollor në vlerë prej 250 mijë euro, ndërkaq njëri nga to është dedikuar për këto dy shkolla të komunës së Kaçanikut.
Ndërkaq, edhe drejtori për Arsim e Kulturë, Enver Kamishi ka falënderuar mësimdhënësin Kemal Qallaku, si dhe e ka vlerësuar si shumë të nevojshme ndihmën e ofruar nga vendi mik, Gjermania, ashtu sikurse edhe Nexhadi Luta, drejtor i shkollës në Ivajë, i cili ka thënë se tani e tutje janë krijuar kushte më të mira për nxënësit e kësaj vatre arsimore.
Në këto dy shkolla janë dhuruar gjithsej 278 karrige, 67 tavolina, 6 tabela dhe 4 vitrina për sallën e arsimtarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














