Lajme
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern organizon festën e Abetares
Nxënës, prindër dhe bashkatdhetarë do të mblidhen më 20 qershor në Bern për të shënuar përfundimin e vitit shkollor 2025–2026
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po organizon “Festën e Abetares”, një aktivitet tradicional që do të mbahet më 20 qershor 2026 në Ostermundigen të Bernit, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2025–2026, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Schule Dennigkofen, duke filluar nga ora 18:00, dhe pritet të mbledhë nxënës, prindër, mësimdhënës dhe bashkatdhetarë nga komuniteti shqiptar në Zvicër.
Organizatorët kanë njoftuar se programi do të përfshijë pika të ndryshme shkollore dhe artistike të përgatitura nga nxënësit, ndërsa pjesë e mbrëmjes festive do të jenë edhe anëtaret e Korit “Lulëkuqet Bern”.
Përmes kësaj feste synohet të promovohet gjuha shqipe, kultura kombëtare dhe ruajtja e identitetit shqiptar tek brezat e rinj që jetojnë në diasporë.
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern ka ftuar të gjithë prindërit, familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje, duke e kthyer atë në një festë të përbashkët të komunitetit shqiptar në Zvicër./Albinfo.ch

Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Qershor 2026
- Ora00:00
- Data e përfundimit20 Qershor 2026 - 18:00
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










