Lajme
Shkolla shqipe në Bavari, një fillim premtues
Bavaria numëron gjithsejtë 34 klasa dhe ka 32 mësimdhënës/e që një herë në javë mbajnë nga dy orë mësim plotësues në gjuhën shqipe. Mësimi mbahet në shkollat e rregullta gjermane.
Nisma për hapjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Bavarisë, ishte një nismë e domosdoshme dhe mëse e nevojshme për mërgatën shqiptare, që jeton dhe vepron në Munih, përcjell albinfo.ch.

Nismëtarët e saj, për dallim nga organizatat dhe shoqatat tjera shqiptare në Bavari, kishin për qëllim parësor e të domosdoshëm, çështjen e ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës kombëtare shqiptare dhe mësimin e historisë së kombit të tyre, në bashkëpunim me institucionet tona kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në vitin 2017 filloi mësimi në këtë land pasi u themelua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë për Bavari (LAPSH). U hapën shumë klasa, u pranuan mësimdhënës të rinj, u mbajtën seminare, manifestime dhe kuiz diturie! Donatorët kryesor, ishin dhe janë akoma edhe sot: Fondacioni “Besa”, entin social i Mynihut (Sozialreferat), shoqata gjermane “ Morgen e.V.” pa i harruar prindërit edhe donatorët tjerë, që jetojnë e veprojnë në Bavari. Kryesia e LAPSH-it, ndërtoi lidhje të ngushta me të gjitha institucionet përkatëse vendore. Gjatë kohës së pandemisë „Covid-19“, procesi mësimor u përballë me sfida të ndryshme, e cila jo vetëm që e kishte vështirësuar mbajtjen e mësimit të rregullt, po njëkohësisht kishte krijuar rrethana sfiduese për vetë kryesinë e LAPSH-it dhe të mësimdhënësve.
Prej atehere e deri më tani janë hapur mbi 15 klasë të reja dhe rrjeti i klasave është zgjeruar në të katër anët e Bavarisë: nga Rosenheim-i në jug e deri në Aschaffenburg në veri, e nga Passau në lindje e deri në Memmingen në perëndim.
Për momentin LAPSh Bavari numëron gjithsejtë 34 klasa në mbarë Republikën e Bavarisë dhe në mesin e saj ka 32 mësimdhënës/e që një herë në javë mbajnë nga 2 orë mësim plotësues në gjuhën shqipe. Mësimi mbahet në shkollat e rregullta gjermane dhe menaxhohet nga LAPSh-i, por është nën juridiksionin e ministrisë se kulturës dhe arsimit të landit te Bavarisë (Kultusministerium) dhe nën ombrellën e dy konsullatave në Mynih.
(Autori është kryetar i LAPSH për Bavari Milazim Ukaj)
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










