CH-Ballkani
Shkatërrohet grupi afgano-shqiptar i drogës
Grupi afgano-shqiptar ku ishin të përfshirë edhe disa shtetas tjerë janë në pritje të gjykimit, derisa ka mjaft prova për t’i dënuar
Policia austriake ka rënë në gjurmët e një grupi tregtarësh të narkotikëve, të cilët shitnin materie të palejuara narkotike.
Nga nëntori i vitit 2014 deri në verën e vitit 2015 janë identifikuar personat e grupit kriminal afgano-shqiptar, të cilët dyshohen se kanë shitur marihuanë, shkruan albinfo.ch.
Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se blerësit e grupit kriminal kanë kontaktuar edhe një shtetas gjerman, duke i shitur marihuanë dhe barna tjera të ndalura.
Pastaj hetuesit kanë gjetur se një 36-vjeçar dhe partneri i tij kishin kontrabanduar disa barna edhe në Austri, duke i shitur gjithashtu.
Rrethi i tyre shtrihej edhe në Leoben, gjithashtu duke ofruar produkte që janë të ndaluara me ligj.
Në mesin e majit një person 25-vjeçar dhe partneri i tij 24-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Leoben.
Në mes të majit kushëriri ( 25 ) i partnerit (24) u arrestua dhe u dërgua në burgun e Leoben. Edhe te ata u konstatua se kishin shitur 4 kg marihuanë.
Gjithashtu një gjerman, me të dashurin e tij dhe vëllai i saj u arrestuan dhe u dërguan në Leoben. Te vëllai i gruas u zbulua se kishte 1 kg marihuanë.
Te këta persona janë gjetur sasi të madhe të marihuanës, tableta ekstazi, amfetaminë e produkte tjera. Tani ata janë në pritje të gjykimit.
Ata janë financuar nga shitja e tyre. Ata gjithashtu kishin edhe 40 konsumatorë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












