Kosova
Shitjet e para nga fabrika e mermerit në Kosovë
Kompania amerikane “Fox Marble Holdings PLC” ka njoftuar se ka përfunduar shitjen e parë të pllakave të lëmuara nga mermeri, fabrikë kjo që ndodhet në Lipjan të Kosovës, shkruan “proactiveinvestors.co.uk”.
Kjo kompani njoftoi për shitjen e parë, nga fabrika e Lipjanit, derisa blerësi i parë është ndërmarrja kosovare “Marble Dino Shpk”, përcjell albinfo.ch.
Mermeri i shitur ishte pak më shumë se 13 tonë pllaka të lëmuara. Në qershor të vitit të kaluar ‘Fox’, kishte nënshkruar marrëveshje furnizimi me “Marble Dino” me vlerë prej 1.5 milionë euro të mermerit të freskët dhe të lëmuar.
“Fabrika jonë është plotësisht operacionale dhe kjo i jep ‘Fox Marble’ qasje më të madh, si në tregun vendor, ashtu edhe në atë të Ballkanit”, është shprehur shefi ekzekutiv i ‘Fox’, Chris Gilbert.
Kompania amerikane synon të zgjerojë tregun dhe të ketë më shumë shitje dhe përfitime.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












