Lajme
Shifra rekorde të të infektuarve në Gjermani
Sipas autoriteteve shëndetësore, në Gjermani u regjistrua të mërkurën shifra më e lartë e të infektuarve me koronavirus: 39,676, përcjell albinfo.ch.
Shifra thyen rekordin e së premtes së kaluar, prej 37,120 rastesh.
Instituti për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve “Robert Koch” tha se incidenca shtatëditore – që tregon numrin e infeksioneve të reja për 100,000 banorë – është rritur në 232.1, krahasuar me 146.6 një javë më parë dhe 66.1 një muaj më parë.
Referuar të dhënave të reja, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 236 viktima nga koronavirusi.
Shifra rekorde të të infektuarve u raportuan të mërkurën edhe në Republikën Çeke.
Autoritetet shëndetësore në këtë vend konfirmuan 14,539 raste të reja pozitive – shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars – dhe 56 viktima.
Shkalla e lartë e infeksionit vjen përkundër normave relativisht të larta të vaksinimit: në Gjermani mbi 67 për qind, në Çeki mbi 57 për qind.
Megjithatë, profesionistët shëndetësorë bëjnë thirrje për vaksinimin e mbi 80-85 për qind të qytetarëve të një vendi.
Me shifra të larta të të infektuarve po përballen edhe vende të tjera në Evropë, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Ukrainën e të tjera.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa është bërë “epiqendrën e pandemisë”.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta