Teatër
Shkup: Shfaqjes nga Kosova “Zgjimi i pranverës”, çmimi kryesor
Shfaqja nga Kosova “Zgjimi i pranverës” fiton çmimin kryesor në Festivalin e Teatrit në Shkup
Së fundmi, shfaqja e prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Artpolis- Art dhe Qendra e Komunitetit “Zgjimi i pranverës”, ka arritur të fitojnë çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Kjo shfaqje është e punuar nga regjisorja Zana Hoxha dhe është e autorit Frank Wdekind.
Juria e festivalit ka vlerësuar lart konceptin artistik dhe teatral të shfaqjes, e cila ka sjellë edhe drejtim të ri të shprehjes teatrore, së cilës vendosi që t’i dhurojë edhe çmimin kryesor “Grand Prix”,si shfaqja më e mirë e festivalit.
“Për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellë një drejtim të ri të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e teatrit, përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë e zakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës, Juria e përzgjedh “Zgjimi i Pranverës”, të autorit Frank Wedekind, me regji nga Zana Hoxha dhe prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Artpolis – Art dhe Qendra e Komunitetit si “Shfaqja më e mirë”, duke e shpërblyer me çmimin “Grand Prix” , thuhet në vlerësimin e jurisë.
Ky ishte edicioni i 14-të i ITF SkupiFestival. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork,...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen