Kosova
Shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
“140 vite më parë, në këtë vend ku qëndrojmë sot, u mblodhën përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare”, tha Veseli
Kjo e diel shënon edhe 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në Kosovë do të përkujtohet me aktivitete të shumta, kryesisht në qytetin e Prizrenit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën solemne për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka folur për procese me rëndësi që vendi ka para, përcjell albinfo.ch.
Në këtë seancë që është mbajtur në kompleksin e kësaj lidhjeje, Haradinaj ka thënë se po synohet që dialogu me Serbinë të kthehet në pazare të reja politike.
“Për t’u përmbyllë lufta e vitit 1999 në mes të Kosovës dhe Serbisë, luftë që i ka lënë Kosovën shumë plagë, e vetmja mënyrë është pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Haradinaj.
“Pajtimi duhet të vijë me njohje dhe pa pazare të ndyta tjera në dëm të shqiptarëve. Përndryshe shqiptarëve nuk u mbetet rrugë tjetër përveç krijimit të një vlere te re”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 140 vjetorin e mbajtjes së saj.
“Në qytetin historik të Prizrenit, më 10 qershor 1878, delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën më të rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive, që nga koha e Skënderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare, pas dobësimit të Perandorisë Osmane me kryengritje, memorandume dhe forma tjera të rezistencës”, ka thënë Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në seancën solemne të Kuvendit, të mbajtur në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shënim të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se pa këtë Lidhje nuk do ta kishim 28 nëntorin e vitit 1912 dhe as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës, e cila arriti kulminacionin historik me UÇK-në, çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë në shkurtin 2008.
“140 vite më parë, në këtë vend ku qëndrojmë sot, u mblodhën përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare”, tha Veseli.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












