Koronavirusi: çast pas çasti
Shefi i OBSH-së: Ne nuk mbajmë sekrete lidhur me shifrat e koronavirusit
Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se agjencia e tij nuk ka fshehur informacione për koronavirusin për asnjë vend.
Komentet vijnë pasi trajtimi i pandemisë nga ana e OBSH-së është kritikuar ashpër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ai ka thënë se OBSH-ja ka dështuar të menaxhojë me shpërthimin e koronavirusit dhe se i ka besuar shumë Kinës – vendit ku janë shfaqur rastet e para në fund të vitit të kaluar.
Javën e kaluar Trump e ka urdhëruar administratën e tij që t’i ndërpresë fondet për OBSH-në.
Në një adresim televiziv, Tedros tha se rreth 15 përfaqësues të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë akredituar në OBSH qysh në muajin janar dhe janë mbajtur vazhdimisht të informuar.
“Ne nuk kemi sekrete në OBSH. Sapo të marrim informacione, i raportojmë ato, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish”, tha Tedros.
Ai paralajmëroi se mosmarrëveshjet politike mund t’i dëmtojnë përpjekjet për të shpëtuar jetë.
“Ju e dini se nga vij unë. Unë di për luftën. Di për varfërinë. Di për sëmundjen. Di se si vuajnë njerëzit në të gjitha kushtet. Di se si vriten njerëzit për shkak të varfërisë”, tha Tedros, i cili vjen nga Etiopia.
Koronavirusi ka prekur afro 2.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 167,000.
Numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave e kanë Shtetet e Bashkuara, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












