Kosova
SHBA: Nëntoger Çlirim Gërguri, oficeri i parë ndërkombëtar i diplomuar në EBLOC
Oficeri i FSK-së shpërblehet me çmimin ‘Ironman Award’ në SHBA
Nëntoger Çlirim Gërguri, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar me sukses në Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficerë (EBLOC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje historike, përcjell albinfo.ch.
Ai është bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, ndërsa u dallua edhe me çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”. Ky vlerësim iu dha për aftësitë e larta në udhëheqje, menaxhimin e detyrave, stërvitjet fushore, qitje dhe rezultate të shkëlqyera akademike.
Përfundimi i suksesshëm i këtij kursi përbën një arritje të rëndësishme si për karrierën e tij profesionale, ashtu edhe për institucionin që përfaqëson. FSK thekson se mbështetja e oficerëve në zhvillimin profesional dhe ngritja e standardeve të mbrojtjes e sigurisë mbetet prioritet i saj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












