Shqipëria
SHBA miraton marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e mbrojtjes shqiptare
Financimi do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s dhe për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të një prej investimeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja parashikon financimin e blerjes së pajisjeve dhe sistemeve ushtarake që përmbushin standardet e NATO-s. Fondet do të disbursohen në faza, në përputhje me nevojat operative të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe projektet që do të miratohen nga autoritetet amerikane.
Parlamenti i Shqipërisë e kishte miratuar këtë marrëveshje në fund të muajit korrik, ndërsa miratimi nga pala amerikane përbën hapin e radhës për nisjen e zbatimit të saj. Qeveria shqiptare e ka cilësuar marrëveshjen si një investim strategjik për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjen e angazhimeve të vendit në kuadër të NATO-s.
Sipas marrëveshjes, financimi do të përdoret për modernizimin e pajisjeve ushtarake dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushat tokësore, ajrore, detare, si dhe në sistemet e komunikimit, komandimit dhe sigurisë kibernetike.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












