Lajme

SHBA: Çmimi i naftës ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e amerikanëve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Automobilistëve (AAA), çmimi mesatar për një gallon naftë në SHBA ka arritur në 5.85 dollarë, krahasuar me 3.71 dollarë një vit më parë, raporton BBC. 

Një gallon është i barabartë me 3.7 litra dhe kjo i bie që një litër kushton 1.55 dollarë, teksa çmimi i ri ka tejkaluar edhe rekordin e mëparshëm të shënuar pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, transmeton albinfo.ch.

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm që prej fillimit të konfliktit me Iranin në fund të shkurtit, në të njëjtën linjë me rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, presidenti amerikan Donald Trump së fundmi premtoi se do të “ulë ndjeshëm çmimet e karburanteve për të gjithë amerikanët”, përmes një marrëveshjeje për naftën me Venezuelën.