Futboll
Shaqiri tregon kur do të kthehet nga lëndimi
Ylli shqiptar nuk ishte as në bankën rezervë ndaj Manchester United
Xherdan Shaqiri nuk ka pasur fat me lëndime në këtë edicion. Ai mungoi në shumë ndeshje, pikërisht për shkak të lëndimeve të shumta, që është përballur.
Shaqiri nuk ishte as në bankën rezervë ndaj United-it, në fitoren e skuadrës së Liverpoolit prej 2:0, përcjell albinfo.ch.
Anësori shqiptar u shpreh se ka pasur një lëndim të vogël dhe beson që do të rikthehet në fundjavë.
Lëndimet e munduan atë që nga fillimi i përgatitjeve. “Nuk kam pasur shumë ritëm duke luajtur. Më ka munguar edhe para-sezoni dhe ka pasur arsye të ndryshme pse kam pasur disa lëndime”, shtoi tutje futbollisti shqiptar.
Ai deklaroi në fund se shpreson që të kthehet sa më shpejt të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë trofe.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












