Futboll
Shaqiri synon të luajë rol kyç në Liverpool
Xherdan Shaqiri synon të luajë rol kyç në pjesën tjetër të sezonit me Liverpool, pasi që gjatë 2019-ës më shumë ka shikuar nga stoli.
Ai shënoi njërin nga golat në ndeshjen e fundit, ku u paraqit si titullar për herë të parë që nga janari. Shaqiri nuk ishte i preferuar i Jurgen Klopp në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke bërë vetëm dhjetë paraqitje, shkruan Thisisanfield, transmeton albinfo.ch
“Mendoj se për secilin është i mirë rikthimi, për mua veçanërisht, pasi që kam qenë i lënduar për disa javë”, ka thënë ai.
“Kam qenë i lënduar dhe faleminderit Zotit nuk kam më probleme me gju ose diçka tjetër. Kam pasur probleme muskulore, vetëm kisha nevojë që të rikuperohem”.
“Kam punuar fort në stërvitje sa isha i lënduar, fizikisht me trajnerët e fituesit që të rikthehesha”, ka thënë Shaqiri.
“Të gjithë e dinë se ka qenë periudhë e ngarkuar me shumë ndeshje, kështu që më vjen mirë që jam rikthyer. Po ndjehem i freskët, mirë dhe mendoj se e keni parë këtë. Unë jam gati, mendoj se trajneri e ka parë këtë në stërvitje. Kam stërvitur mirë dhe ai ma dha rastin ku dhe mendoj se luajta mirë”.
“Në fund të ditës është me rëndësi që të fitohen ndeshjet e ekipit tim, kemi fituar si ekip dhe qartas kur unë jap kontribut, është edhe më e mirë. Le të shpresojmë për më shumë ndeshje”.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














