Sport
Sfidat për skuadrat shqiptare
Partizani të mërkurën ka luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, derisa të enjten luajnë Kukësi dhe Shkëndija
Nënkampioni i Shqipërisë, Partizani të mërkurën barazoi me Ferencvarosin e Hungarisë, 1:1, shkruan albinfo.ch.
Skuadra shqiptare kaloi në epërsi në minutën e 47-të me anë të futbollistit Fili, megjithatë hungarezët barazuan në minutën e 71-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një javësh. Në këtë garë është dashur që të paraqitet Skënderbeu, megjithatë, u dënua për shkak të kurdisjeve së rezultateve.
Të enjten do të luajnë edhe dy skuadrat tjera shqiptare, por në Ligën e Evropës. Kukësi në kryeqytetin austriak, përballë një rivali me emër, ndërsa Shkëndija e Tetovës në kryeqytetin e Azerbajxhanit, për të shkruar një tjetër faqe të artë të historisë në arenën ndërkombëtare.
Kukësi synon të përsërisë arritjet e jashtëzakonshme të edicioneve 2013-14 dhe 2015-16. Shkalla e vështirësisë është e lart, por te Kukësi kanë besim se asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse Austria e Vjenës është një skuadër me traditë të lavdishme, ku numëron 24 tituj kampion të Bundesligës dhe 27 Kupa të Austrisë, në radhët e skuadrës shqiptare janë optimistë.
Kjo ndoshta lidhet me faktin që, pavarësisht se kushton mbi 18 milionë euro dhe ka në stol një emër si Thorsten Fink , në vitet e fundit skuadra vjeneze e ka humbur shkëlqimin në Evropë, ku në dy sezonet e kaluara mbeti jashtë futbollit të madh kontinental.
Shanset e saj kërkon ti luajë edhe Shkëndija. Skuadra tetovare do të kërkojë të përsëritë ndaj Neftçi Bakusë mrekullinë e realizuar në turin e parë përballë Cracovias. Në të gjitha rastet e tjera, azerët do të cilësoheshin favoritë të padiskutueshëm. Por, suksesi i jashtëzakonshëm i Shkëndijës përballë polakëve, ndryshoi balancat. Fakti që kuqezinjtë japin garanci në mbrojtje dhe janë shfaqur të frikshëm në sulm, kanë ndikuar që shanset e tyre për t’u kualifikuar të rriten.
Pasi shkroi historinë, duke kaluar një tur në Ligën e Evropës, Shkëndija është gati të vazhdojë ëndrrën drejt një tjetër rezultati historik.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











