Lajme
Sfida në TikTok që rrezikon fëmijët, bëhet thirrje për kujdes
Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri i bëri apel sot prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.
Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se si pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë në Rumani përfunduan në spital me fraktura të rënda.
Çfarë është Sfida e Supermenit?
Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.
Më tej Krasniqi thekson që prindërit të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e sfidave të tilla.
“Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to”, shkruan Armela Krasniqi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











