Shqipëria
Tiranë: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme, kërkohet drejtësi
Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur sërish, ashtu si një ditë më parë, për të kërkuar drejtësi për të riun e vrarë dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe thirrja për pjesëmarrje në të është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndryshe nga dje, godina e ministrisë është rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. Në protestat e djeshme u shënuan dhe disa incidente, ku pjesëmarrësit u përleshën me policinë përpara ministrisë e Kryeministrisë dhe për këtë arsye disa efektivë mbetën të lënduar. Gjithashtu u shkatërruan dhe dekorimet për festat e fundvitit në disa zona të kryeqytetit.
Protesta të ngjashme janë mbajtur mbrëmë dhe sot dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që policia ka nisur procedim ndaj organizatorëve të tyre.
Klodian Rasha, 25-vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte, sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes./tch
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë













