Të tjera
Serena Williams do t’i japë fund karrierës së saj në tenis
Tenistja amerikane, Serena Williams, fituese e 23 titujve Grand Slam në karrierën e saj dhe një nga sportistet më të mëdha të të gjitha kohëve, ka njoftuar fundin e karrierës së saj pas US Open.
Amerikania theksoi se dëshiron të fokusohet në gjëra të tjera që janë të rëndësishme për të në jetë, por se nuk i pëlqen të përdorë termin “pension”, por se dëshiron të “ndahet nga tenisi”.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shkruar se “numërimi mbrapsht ka filluar”, dhe ka thënë se ka në plan t’i shijojë javët e ardhshme para se t’i japë fund zyrtarisht karrierës së saj të madhe.
“Vjen një moment në jetë kur vendosim të shkojmë në një drejtim tjetër. Ajo periudhë është gjithmonë e vështirë kur do shumë diçka. Zot, sa më pëlqen tenisi! Por tani numërimi mbrapsht ka filluar”.
“Më duhet të fokusohem të jem një nënë, për qëllimet e mia shpirtërore dhe më në fund duke zbuluar një Serena të ndryshme, por thjesht emocionuese. Unë do të shijoj javët e ardhshme”, ka shkruan Williams.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












