Kosova
Serbët i vranë familjen, ish-ushtari i UÇK-së bëhet me binjak pas 20 vjetësh
"Në atë moment kanë ardhur forcat serbe me tank, na kanë shënjestruar shumë mirë dhe asnjë nuk shpëtoi dot. Edhe unë kam qenë i plagosur”, rrëfen Isak Asllani
Në çdo nëntor, Ditën e Flamurit, Isak Asllani merr rrugën drejt varrezave të fshatit Rancë, në Shtime. I pastron me radhë nga dëbora emrat në shtatë varret e fëmijëve të tij. Ata u masakruan 20 vite më parë nga forcat serbe, së bashku me nënën, gruan dhe mbesën, raporton “TCH”.
Duke prekur shkronjat, i duket sikur ledhaton fytyrën e djalit, Burimit, që ishte vetëm 13 vjeç; Lumnijes, Ejupit, Luljetës, Shpendit, Xhaferrit dhe Antigonës së vogël, që sapo kishte mbushur 1 vjeç, përcjell albinfo.ch.
“Patëm tri ditë luftime rresht, e unë shkova të tërhiqja familjen. Unë isha me vëllain tim, Musën. Në atë moment kanë ardhur forcat serbe me tank, na kanë shënjestruar shumë mirë dhe asnjë nuk shpëtoi dot. Edhe unë kam qenë i plagosur”, rrëfen Isak Asllani.
Veteran dhe invalid i luftës, Isaku iu bashkua radhëve të UÇK-së që nga fillimi i luftës, për të mbrojtur gruan dhe fëmijët. Por, edhe pse nuk ia doli, ai përsëri gjeti forcë dhe arsye për të luftuar.
“Mungesa për ta është e madhe. Kanë kaluar 20 vite, por për mua është sikur të ketë ndodhur sot. Përkundër faktit që e gjithë familja mu shua prej tyre, unë kurrë nuk kam qenë në gjendje që të ushtroj dhunë ndaj dikujt, të vrisja ndonjë fëmijë mes serbëve”, vijon më tej rrëfimin rrënqethës Isaku.
Jeta duhej të vazhdonte. Më 28 nëntor të vitit 1998, Isaku u martua, ndërsa krushqit, ushtarë të UÇK-së morën nusen e re.
Për Isakun dhe Kosovën, nëntorët e dhimbjes janë edhe simbole të vazhdimësisë së jetës. Pas 20 vitesh martesë, në ditët e ftohta të nëntorit erdhën në jetë dy binjakët e tij.
Sot 60-vjeçari veteran e quan këtë mrekulli, një ngadhënjim të jetës mbi vdekjen dhe hakmarrjen më të madhe ndaj armikut.
“Ua kam përtërirë emrat Ejupit dhe Lumnijes. Më në fund erdhi edhe kjo dhuratë prej Zotit. Unë gjithmonë kam ëndërruar t’ua ripërtërija emrat e për t’iu kallëzuar të gjithëve se jeta shkon përpara”, shprehet Isak Asllani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









