Kosova
Serbët tentojnë të pengojnë promovimin e librit të Thaçit në Vjenë
Tash e disa ditë, mediat në Serbi kanë shkruar për promovimin e librit biografik për Hashim Thaçin, që është promovuar sot nga Akademia Diplomatike në Vjenë.
Por, duke mos u mjaftuar me kaq, sot një grup i serbëve që ishin futur në sallën ku po mbahej promovimi kanë reaguar ashpër, duke akuzuar Akademinë Diplomatike të Vjenës se po i krijon hapësirë promovimit të një librit të Thaçit, të cilin ata e kanë quajtur kriminel, shkruajnë mediat në Kosovë.
Reagimi i shqiptarëve të pranishëm në këtë eveniment ishte gjithashtu i shpejtë, të cilët duke brohoritur emrin e Thaçit, kanë bërë që serbët të lëshojnë menjëherë sallën.
Reagimin e serbëve mund ta shihni nga ora 01:05:
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












